“Në Kosovë ka mangësi në programin ekonomik”. Analistët: Të zgjidhet presidenti para formimit të qeverisë

Sfidat e qeverisë së re në Kosovë nuk do të jenë të pakta. Në aspektin ekonomik, analistët e fushës theksojnë se të gjitha partitë politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, kanë prezantuar programe të cekëta.

Rimëkëmbja do të jetë edhe më e vështirë, duke marrë parasysh që pandemia koronavirus vijon ende dhe Kosova nuk ka nisur vaksinimin e popullatës.