Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Në pritje të BKH, si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 19:41 | Aktualitet
Në pritje të BKH, si do të funksionojë Byroja Kombëtare

Në një kohë që pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme pritet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura e specializuar e policisë gjyqësore pritet të kthehet në atë që ambasadori amerikan Lu e krahasoi me filmin hollivudian “Të Paprekshmit”.

Ndër hapat e parë të prokurorëve të SPAK do të jetë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt’’ e prokurorisë speciale antikorrupsion.

Fillimisht BKH u krahasua me FBI amerikane, ndaj dhe oficeret e saj. Ambasada amerikane ka njoftuar se oficerët shqiptarë po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Janë 60 vetë që tashmë prej muajsh kanë marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.

https://a2news.com/2019/08/27/byroja-kombetare-e-hetimit-ambasada-shba-e-ngjashme-me-fbi-ne-amerikane/

Vetë oficerët do t’i nënshtrohen makinës së të vërtetës. Pak më parë kjo pajisje u publikua pas një takimi që zyrtarë të ambasadës amerikane patën me ata shqiptarë. Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH, drejtori i së cilës do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.

https://a2news.com/2019/09/26/cfare-duhet-per-tu-bere-pjese-e-byrose-kombetare-te-hetimit/

Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar. Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë