Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Në radhë për faturën e energjisë, qytetarët: S’e bëjmë dot “online”

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 16:43 | Aktualitet
Në radhë për faturën e energjisë, qytetarët:

Javën e dytë të izolimit, qytetarët i kanë kufizuar daljet e tyre për nevoja të domosdoshme. E tillë është shlyerja e faturave të energjisë.

Ndonëse pagesat mund të bëhen në postë, ose nga shtëpia përmes aplikacioneve bankare, sportelet e Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE vijojnë të presin dhjetra qytetarë.

Pagesat “online”, që do t’u kursenin qytetarëve daljet nga shtëpia, nuk janë të mundshme për gjithkënd.

“Nuk kemi mundësi t’i paguajmë “online”. Nuk dimë, kështu që jemi të detyruar të dalim”, thonë qytetarët.

Pavarësisht situatës, qytetarët kanë detyrim të paguajnë faturat e energjisë elektrike. E vetmja lehtësi e dhënë nga qeveria në këtë drejtim është falja e kamatëvonesave që debitorët kanë për periudhën deri në 31 dhjetor 2019.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli