Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në shënjestër financat dhe nafta, BE përgatit sanksione të reja më të ashpra për Bjellorusinë

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 16:33 | Bota
Në shënjestër financat dhe nafta, BE përgatit sanksione

Bashkimi Europian paralajmëron Bjellorusinë me sanksione më të ashpra nëse nuk liron të burgosurit politikë. Në shënjestër të kufizimeve të reja është sektori financiar dhe industria e karburantit dhe gazit.

“Rrëmbimi i avionit, ndalimi i dy pasagjerëve është diçka plotësisht e papranueshme. Do të nisim diskutime për implementimin e sanksioneve sektoriale dhe ekonomike. Do të diskutojmë se si do të procedojmë. Sanksionet personale kanë avancuar shumë në nivel teknik”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme.

“Duhet të sigurohemi që sanksionet të përforcohen shpejt dhe Komisioni Europian të përfshijë të gjitha palët që punojnë intensivish për këtë. Ne gjithashtu duhet të shqyrtojmë, jo vetëm cilët njerëz, por edhe cilat kompani në Bjellorusi, që t’i shenjtërojmë me sanksione. Nëse Lukashenko nuk heq dorë, ne duhet të marrim në konsideratë se ky është vetëm fillimi i një spiraleje të ashpër sanksionesh. Është e qartë se ne dëshirojmë të tregojmë se nuk jemi të kënaqur me hapa të vegjël për sanksionet, por kërkojmë të vendosim presion të lartë ndaj strukturave ekonomike dhe atyre financiare të Bjellorusisë në mënyrë që pasojat të ndjehen dhe që regjimi i Lukashenkos të kuptojë se momenti I dialogut ka kaluar me kohë për sa kohë që ndodhin zhvillime si ai i javës sa kaluar”, u shpreh Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë