Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në Shkodër “guxohet, besimtarët luten në sheshin para Katedrales

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 16:22 | Aktualitet
Në Shkodër “guxohet, besimtarët luten në sheshin para

Balona në formë kryqi që ngrihen qiell, qetësi dhe festë në izolim. Kjo ishte Pashka e këtij viti thuajse në të gjithë vendin, por jo dhe aq në Shkodër.

Në qendrën e veriut, mesha e mesditës u zhvillua si zakonisht në Katedralen e Shkodrës ndërsa tullumbace në formën e kryqit u ngritën në qiell në formë lutjeje për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Mesha u ndoq nga pjesëtarët e kishës por nuk munguan edhe qytetarë të paktët, të cilët zgjodhën të lënë karantinën për të kryer ritualet e përvitshme të besimit të tyre. Në Shkodër, ashtu si dhe në qytete si Durrësi apo Elbasani, nuk kanë munguar aktivitetet gjatë pasditeve në rrugët e qytetit. Këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili, mendoi për të argëtuar qytetarët shkodranë nga ballkonet e shtëpive.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani