Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në studion e skulptorit, Qazim Kërtusha feston mes veprave të artit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 12:34 | Aktualitet

Qazim Kërtusha është një artist që e ka dashur shumë vendlindjen e tij, Durrësin. Një pjesë e madhe e veprave të instaluara në hapësirat publike të qytetit mbajnë firmën e tij.

Këtë vjeshtë feston jo vetëm 70-vjetorin e lindjes, por edhe 50 vite si një artist që ka kontribuuar për kulturën.

Me një karrierë shumë vjeçare mbi supe dhe dhjetëra skulptura të realizuara dhe ekspozuara në hapësirat urbane të qyteteve të ndryshme, mjeshtri e pranon që tani është e vështirë të bësh art.

Qazim Kërtusha

 “Të bësh bilancin e karrierës sime ka qenë një punë e madhe. Në studion time janë me mijëra projekt ide. Vetëm projekt ide pa fund, nuk po e ekzagjeroj. Është e vështirë të bësh art në një mentalitet të tillë. Dikur kishim diktaturën, tani kemi diktaturën e tregut. Është shumë e vështirë sot të jesh artist”, thotë artisti.  

Kërtusha ka realizuar dhjetëra skulptura parku që kanë zënë vend në qytetet shqiptare, por edhe ato të Kosovës, madje dhe përtej trojeve shqiptare si në Verona e Sardenjë në Itali, apo edhe në Vjenë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë