Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove…

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia dyshonte se personi që u vra nga shkëmbimi i zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte ishte Admir Murataj. Për këtë, efektivë të policisë shkuan në banesën e Muratajt në afërsi të Kalasë së Prezës ku i kërkuan bashkëshortes dhe të afërmve që të paraqiteshin në morg për të bërë identifikimin.