Në vijën e parë të luftës në Itali, flet mjeku shqiptar

Alban Beltoja, me profesion anestezist-reanimator, është në vijën e parë të luftës në Lodi të Italisë, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në vendin fqinj. Në një lidhje me “Skype” në A2, Beltoja u shpreh se shifrat e fundit janë premtuese se situata po shkon drejt përmirësimit. “Përshtypja jonë është se rastet e reja janë në ulje. Dje kishte vetëm 20 raste të reja në zonën e Lodit, por kanë rënë edhe rastet e rënda që po trajtojmë. Në reanimacion, grupmosha më e goditur mbeten personat mbi 60 vjeç. Kemi shumë pacientë, megjithë rënien e rasteve të reja, pasi këta të sëmurë kanë nevojë për një trajtim të gjatë, deri në 15 ditë”, tha Beltoja.