Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Negociatat e anëtarësimit, Rama kërkon qartësi nga BE: Jemi pa busull në mes të detit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 12:35 | Politikë
Negociatat e anëtarësimit, Rama kërkon qartësi nga BE: Jemi

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Forumin e Davosit për Ballkanin Perëndimor për t’i dërguar një mesazh Bashkimit Europian. Ai tregoi gjendjen në rajon pas mos hapjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa kërkoi më tepër qartësi nga Brukseli.

“Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është shumë e qartë që, nëse procesi i integrimit europian është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme”, tha ai.

Rama shtoi më tej se vendimi për zgjerimin nuk po bazohet më në meritokraci, por është kthyer në një lojë fajësimi mes shteteve anëtare, e cila nuk i sjell asnjë të mirë BE-së. “Është absolutisht thelbësore ta themi që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Europën Juglindore, po aq sa Europa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Europian. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes​”.

Në fund Rama theksoi se vendi nuk duhet të qajë apo t’i lutet Brukselit për zgjerimin, pasi reformat nuk bëhen për liderët e BE-së, por për brezat që do të vijnë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli