Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Negociatat, Krasniqi: Shqipëria, “studente vjeshte” e papërgatitur që kërkon favore

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 20:45 | Politikë
Negociatat, Krasniqi: Shqipëria, “studente vjeshte” e

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE u mbyll pa një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Analisti Afrim Krasniqi, në Ditarin e orës 19:00 në A2, u shpreh se është e vështirë që të kemi një vendim përfundimtar në 17-18 tetor.

Sa i përket propozimit të Finlandës për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Krasniqi tha se kjo është një tezë e vjetër. Para 10 vitesh, Shqipëria kërkonte ndarjen nga Maqedonia, sot jo, tha Krasniqi.

“Jemi kapur pas Maqedonisë, qesharak para europianëve”

“Kishte disa ditë që bisedimet vazhdonin në nivel ekspertësh dhe deri diku ishte e paralajmëruar që në këtë takim ministrash do të ishin të gjitha opsionet e hapura për ta shkuara pastaj në një vendimmarrje të kryetarëve të shteteve. Në dallim nga skenarët e mëparshëm është e vështirë që të presim që më 17-18 tetor të ketë një vendim përfundimtar. Sot kanë hyrë në lojë skema të reja, të cilat mund të konsiderohen deri diku ndryshime afatesh, rishikim për t’u mbledhur sërish në dhjetor apo ndoshta edhe pas 6 muajsh. Mes 28 shteteve është e vështirë për t’u arritur një kompromis. Ajo çfarë duhet t’u themi qytetarëve shqiptar, e cila është shumë e rëndësishme për ta kuptuar, nuk është Franca, Gjermania, Holanda dhe Danimarka që po grinden me njëra-tjetrën për Shqipërinë, e duam apo s’e duam atë. Mendoj se është çështje e BE. Ne i ngjasojmë studentit të vjeshtës, që troket te dera: Nuk jam i përgatitur, por më pranoni. Tendenca e Tiranës zyrtare për ta paraqitur veten viktimë në këtë histori, nuk shkon dhe nuk është serioze. Madje, nuk i bën mirë procesit, duket të kishte patur një reagim më serioz institucional. Politika në Tiranë duhet të kishte ofruar një zgjidhje për krizën në vend. Jemi qesharak para europianëve, ku deri diku jemi kapur pas Maqedonisë. Nuk kemi bërë sa duhet në aspektin politik”.

“10 vite më parë, Shqipëria kërkonte të ndahej nga Maqedonia, sot jo”

“Kjo është lëvizje diplomatike normale. Synohet kompromisi mes palëve. Teza e ndarjes së shteteve, nëse ne rikthehemi 10 vite pas, ka qenë tezë e Shqipërisë. Në atë kohë, ne ishim më mirë se Maqedonia dhe kërkuan të ndahemi. Sot, Maqedonia është më mirë se ne nuk duam të ndahemi. Por procesi është serioz, nuk duhet të ketë ndarje”.

https://a2news.com/2019/10/15/a2-pyet-hahn-per-pergjegjesine-nese-vendoset-per-nje-jo-per-shqiperine/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2019/10/15/hapja-e-negociatave-ministrat-e-be-pa-marreveshje-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani