Negociatat me BE / PD: Nuk hapen. PS: Berlini i mbështet

A do të hapen negociatat për Shqipërinë në qershor? Edhe maxhoranca edhe opozita kthyen sytë nga Berlini për përgjigjen. Korrupsioni është arsyeja që sipas kryedemokratit Lulzim Basha do sjellë një vendim refuzues për Shqipërinë, por socialisti Taulant Balla i sapokthyer nga Gjermania u shfaq me tone të larta optimizmi. Teksa demokratët kanë kërkuar që prej thirrjes se protestës në 16 shkurt krijimin e një qeverie kalimtare si zgjidhje të vetme, qëndrimi i shumicës erdhi nga zëvendeskryeministri Erjon Braçe, i cili zgjidhjen e gjen tek vota.

Shkarkoni aplikacionin e A2