Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Negociatat, Mediu: Do të sjellë efekte problematike në Ballkan, sidomos për shqiptarët

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 14:31 | Politikë
Negociatat, Mediu: Do të sjellë efekte problematike në Ballkan,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në Ditarin e orës 13:00, foli për mos-hapjen e negociatave, por edhe për reformën zgjedhore.

Mediu u shpreh se mos-hapja e negociatave do të ketë një efekt negativ në rajonin e Ballkanit. Kjo është një situatë problematike që kërkon një gjykim dhe këndvështrim kombëtar. Kërkohet një vizion i ri për qasjen ndaj këtij procesi”, tha ai.

Sa i përket reformës zgjedhore, kreu i Partisë Republikane theksoi se opozita duhet të dalë menjëherë me një produkt. Para se ta bëjë këtë, tha ai, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj.

“Mos-hapja e negociatave, një nga lajmet më të këqija të 30 viteve të fundit”

“Mos-hapja e negociatave është një lajmet më të këqija që ka historia e Shqipërisë në këto 30 vite të demokracisë, duke e analizuar qoftë në kontekstin e zhvillimeve brenda në Shqipëri të interesave tona kombëtare, por edhe të pritshme europiane. Duken qartësisht përgjegjësitë konkrete të politikës dhe në mënyrë të veçantë të qeverisë për mosarritjen e hapjes së negociatave. Qeveria shqiptare është shkaktarja e parë për mos-hapjen e negociatave. Kjo ka për të ndikuar gjerësisht për interesat tona, sidomos në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në deklaratën e fundit, Vuçiç neglizhon tërësisht rolin e BE-së në këtë proces me atë që i ndodhi Maqedonisë. Mund të ketë pasojë edhe me qasjen dhe sjelljen në Maqedoni në raport me shqiptarët. Kjo është një situatë problematike që kërkon një gjykim dhe këndvështrim kombëtar. Kërkohet një vizion i ri për qasjen ndaj këtij procesi. Do të ketë një efekt shumë problematik në rajonin e Ballkanit, për shqiptarët në mënyrë të veçantë. Prandaj kërkohet një përgjegjësi shumë e madhe.

“Të gjithë autoritetet të përfshihen në procesin integrues, nga ish-presidentët te ish-kryeministrit”

“Afatet dhe kushtet që ka vendosur Gjermania duhet të jetë platforma për të ecur në rrugën europiane. Kërkohet angazhim konkret në nivel vendimmarrës, të të gjitha autoriteteve që janë marrë me këtë proces, nga presidentë, ministra të jashtëm e kryeministra. Të dalim nga kontrolli miop, i pavlefshëm politik, i segmenteve të caktuara të qeverisë”.

“Pse Bundestagu vendosi 9 kushte? Duhet të kuptojmë përgjegjësitë tona”

“Duhet të kuptojmë përgjegjësitë tona dhe të mos ia kalojmë fajin Macron-it. Duhet të kuptojmë përgjegjësitë tona. Atëherë, pse Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte për hapjen e negociatave, mendoj se ishte rruga më e mirë që duhet të ndiqte edhe Franca. Kjo do të thotë që kemi probleme të mëdha që kanë të bëjnë me funksionimin kushtetues, të drejtësisë, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër përveç Europës”.

Reforma zgjedhore, pikë afrimi mes palëve?

“Ajo që më intereson më shumë është produkti. Është një tallje me procesin e reformës zgjedhore. Nuk e sjell parlamentin në binarë kushtetues përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, krijon një raport më të madh të kontrollit politik nga ana e kryetarëve të partive dhe nuk garanton asgjë për luftën ndaj shitblerjes së votës dhe financimit të partive. Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Ne duhet ta bëjmë të mundshëm sa më parë. Nuk është e rëndësishmja ulja në tryezë, por të kuptosh se çfarë do. Unë nuk e kam kompleksin se me kë po ulem. Unë nuk e di çfarë kanë thënë Basha apo Kryemadhi. Unë them që urgjentisht, opozita shqiptare duhet të dalë me një produkt. A duam ne të kemi zgjedhje të parakohshme, por si do t’i bëjmë pa reformë zgjedhore?! Opozita duhet të jetë serioze në atë që propozon. Unë propozoj: Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. Nëse ka vullnet, “çështja kush je ti, kush jam unë”, nuk ka vlerë. Vlerë ka produkti që do të prodhosh”.

https://a2news.com/video/kush-eshte-fajtori-per-negociatat-nard-ndoka-ta-vendose-populli-me-vote/
https://a2news.com/2019/10/23/negociatat-kumbaro-macron-i-luajti-kartat-jo-ne-interes-te-be-azilkerkuesit-pretekst/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani