Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Negociatat, Palushi: Një “PO” me kushte është si një dasmë pa nuse

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 10:09 | Politikë
Negociatat, Palushi: Një “PO” me kushte është si

Enton Palushi, kryeredaktori i gazetës Mapo, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “të gëzohesh për një po me kushte” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian “është si të bësh dasmë pa nusen”.

“Po përdoret gjuha që Shqipëria të mos ndihet e dëshpëruar nga fakti që Maqedonia e Veriut po përparon drejt integrimit. Nga informacionet që kam unë, janë edhe më shumë se 9 kushte për Shqipërinë. Kushtet e vëna tashmë kërkojnë zbatim, jo vetëm miratime si deri tani”, tha Palushi.

Sipas tij, “Franca ka problem me zgjerimin dhe reformimin e BE-së, ndërsa Holanda ka problem me Shqipërinë. Ata kanë kërkuar që në rastin tonë të zbatohet parimi i meritave personale. Të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe të ecë në rrugën e saj”.

Kur u pyet nëse kryeministri Edi Rama e ka bindur Berlinin zyrtar, Palushi u shpreh: “Në të gjitha vizitat e tij, më shumë po shikojmë kryeministrin artist sesa kryeministrin kryetar qeverie. Edhe kryeministrja serbe vizitoi Berlinin dhe aty u fol për investimet gjermane në Serbi dhe për vende pune”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë