Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Negociatat për anëtarësim, ministri gjerman: Maqedonia e Veriut s’ka asnjë pengesë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 15:57 | Ballkani
Negociatat për anëtarësim, ministri gjerman: Maqedonia e Veriut

Ministri i Jashtëm gjerman nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt nisjes së negociatave për anëtarësimin. Gjatë një konference të përbashkët me homologun nga Shkupi, Nikola Dimitrov, në Berlin, Heiko Mass nuk e përmendi Shqipërinë, por tha se të gjitha parakushtet për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se do të punonte me Bundestagun dhe partnerët europian që negociatat të fillojnë. “Nuk shoh absolutisht asnjë pengesë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e veriut. Ajo që ka bërë vendi gjatë viteve të fundit sa i përket procesit të reformave, është e jashtëzakonshme. Në do të vazhdojmë të punojmë në Bundestag dhe me partnerët europianë për nisjen e negociatave. Duam të përcjellim një mesazh të qartë: Rruga e Maqedonisë së Veriut në BE shkon përmes kompromisit dhe vullnetit për kompromis, përmes demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe rrjedhimisht bisedimet duhet të fillojnë”, tha Mass.

Fjalët e ministrit gjerman, ngrohën homologun e Maqedonisë së Veriut. “Në tetor, besoj në datat 15, e më pas 17 dhe 18 ne kemi se çfarë të presim. Pritshmëritë janë të larta në vend dhe në të gjithë rajonin, pasi mesazhi që do të na përcillet është nëse ja vlen zgjidhja e problemeve të mëdha apo investimi në reforma për t’u bërë anëtar i BE”, tha Dimitrov.

Në muajin qershor, Bashkimi Europian vendosi të shtyjë për në tetor marrjen e një vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas kundërshtisë në parlamentet gjermane dhe holandeze. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë