Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Negociatë amerikane në Prishtinë? Rama dhe Meta shtrëngojnë duart para Palmer

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 15:14 | Politikë
Negociatë amerikane në Prishtinë? Rama dhe Meta

Situata e ndezur politike në Shqipëri dhe acarimi i marrëdhënieve mes mazhorancës dhe Presidentit Meta, është menaxhuar nga protagonistët e saj, të cilët kanë evituar të shfaqin publikisht në Prishtinë dallimet mes tyre.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shtrënguan duart me njëri-tjetrin, në momentin që kreu i qeverisë mbërriti në aktivitetin me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

https://a2news.com/2019/06/12/meta-nis-konsultimet-per-daten-e-re-te-zgjedhjeve/

Pak para se të mbërrite Rama, Presidenti Meta po bisedonte me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili ka qenë një nga zërat më të fortë ndërkombëtarë, për sa i përket krizës politike në Shqipëri.

Shfuqizimi i datës se zgjedhjeve nga Presidenti u komentua nga mazhoranca si zbritje e tij në fushën e betejës politike dhe bërje palë me opozitën.

https://a2news.com/2019/06/11/nisma-per-shkarkimin-e-presidentit-meta-presion-dhe-shantazh-ndaj-kreut-te-shtetit/

Mbetet për t’u parë nëse prezenca e të treve sot në Prishtinë, do të shfrytëzohet për një negociatë nën drejtimin e amerikanëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në Shqipëri.

https://a2news.com/2019/06/09/shfuqizimi-i-30-qershorit-rama-meta-humbi-te-drejten-te-qendroje-ne-ate-zyre/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu