Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nënshkodra nën ujë, lumi Drin dhe liqeni mbi nivelet maksimale

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 12:33 | Aktualitet
Nënshkodra nën ujë, lumi Drin dhe liqeni mbi nivelet maksimale

Ndërsa i gjithë vendi është mbërthyer nga akulli dhe i ftohti në zonën e Nënshkodrës vijon të jetë shqetësuese situata e përmbytjeve. Njësitë administrative, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina dhe Bërdica kanë mijëra hektarë tokë nën ujë.

Edhe pse uji ka shënuar ulje në tokat e përmbytura, krahasuar me një ditë më parë, sërish niveli i tij në liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin janë mbi pikat e tyre maksimale, çka do të thotë që përmbytja do të vijojë të jetë prezente në këto zona për ditë të tëra, pavarësisht faktit që nuk ka reshje.

Çdo ditë, lumi Drin po gërryen sasira të konsiderueshme toke bujqësore. Janë me qindra banesat në njësitë administrative të lartëpërmendura, që vijojnë të jenë të rrethuara dhe me prezencë uji në oborret e tyre, ndërsa 25 banesa janë të përmbytura.

Mjetet e larta të ushtrisë si dhe motobarkat janë të vetmet mënyrë lëvizje në zonat e përmbytura.

Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës vijon të kërkojë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonën e Nënshkodrës si dhe sigurimin e ushqimit për blegtorinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu