Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Neritan Ceka: PD e ndërtuar me modelin e Partisë së Punës, ky i sotmi është më keq

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 20:08 | Politikë
Neritan Ceka: PD e ndërtuar me modelin e Partisë së Punës,

Neritan Ceka, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në një intervistë në emisionin “Debat” në A2 CNN, ka folur për krizën që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend.

Ceka është shprehur se kemi të bëjmë me krizë të sistemit, i cili sipas tij, është një restaurim i sistemit të përmbysur, por më i keq se ai. Neritan Ceka shkon edhe më tej, kur thotë se PD është ndërtuar gabim që në fillim, duke u kthyer në modelin e Partisë së Punës.

“Ajo që po ndodh në PD, duke e parë me gjakftohtësinë e njeriut që sheh nga 2 mijë e ca vjet më përpara, është shenjë e një krize politike jo të një partie, por e sistemit politik që është bazuar te partia autoritare, pa demokraci të brendshme, janë kthyer në pronë të kryetarëve dhe të një rrethi të ngushtë njerëzit, pavarësisht se financohen nga shteti.

Jemi në krizën e një sistemi, i cili në esencën e tij është një restaurim i sistemit që kemi përmbysur. Ky është më i keq se ai.

Kjo nuk është vetëm te PD, por edhe te partitë më të vogla. U ndërtua gabim që në fillim. Kur ne ndërtuam PD-në, pati njëlloj hapësirë dhe më pas u kthyem në modelin e Partisë së Punës, me një kryetar autoritar, i cili papritur u bë një person mbi njerëzor”, u shpreh Ceka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu