Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nesër fillon”, qytetarët: Maskën do ta mbajmë nga frika e gjobës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 17:20 | Aktualitet
“Nesër fillon”, qytetarët: Maskën do ta mbajmë

Vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës nuk i ka sensibilizuar qytetarët. Në rrugët e Tiranës ata lëvizin lirshëm pa barrierat mbrojtëse, ndonëse mund të ndëshkohen me gjobë duke nisur nga e enjtja.

Qytetarët nuk janë dakord që të vendosin maska në ambientet e hapura. Disa të tjerë shprehen edhe kundërshtues për zbatimin e rregullave të autoriteteve shtetërore, por e pranojnë për t’iu shmangur ndëshkimit. 

Më të vështirë mbajtjen e maskave do ta kenë pensionistët, vështirësi që e ndjejnë në buxhetin e tyre.

Në fakt deri me tani në dyert e farmacive nuk ka dyndje qytetarësh për të blerë maska. Ndërsa farmacistët sqarojnë dhe arsyet, nga ato financiare tek efekte anësore të mbajtjes së maskës.

Ndërsa situata vijon e njëjtë në shërbimin urban. Qytetarët udhëtojnë pa maska. Shoferët e linjave urbane po ashtu nuk respektojnë mbajtjen e maskave gjatë udhëtimit. Duke nisur që nga dita e enjte, çdo qytetarë që refuzon vënien e maskës do të gjobitet me 3 mijë lekë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë