Nesër seancë e jashtëzakonshme, Kosova nuk lejon të votohet për referendumin serb
Pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve, Kosova nuk do të lejojë që në territorin e saj të ngrihen qendra votimi për referendumin kushtetues të Serbisë. Krerët e Shtetit theksuan se mënyra e vetme që serbët me dy shtetësi të votojnë është përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti thirri seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.