Nesho: Edhe në kohë krize, SHBA na jep leksione për demokracinë

Protestat e dhunshme dhe të paprecedente në Uashington, përtej indinjatës për pamjet, mund të përcjellin edhe një leksion të madh demokracie, edhe në Shqipëri.
Është i bindur për këtë Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe ekspert i politikës ndërkombëtare.
“Pamjet ishin tronditëse si edhe aktet e kësaj administrate. Por ka edhe një mësim të madh. Në SHBA ka aftësinë të rregullojë proceset e tyre që devijojnë. Pra forca e demokracisë amerikane është ajo për të korigjuar veten. Dje u ndeva krenar që njerëzit në Amerikë mbronin çështjen e vendit të tyre dhe demokracisë, ndërkohë që vende të tjera po shndërrohen në demokraci hibride”.
Nesho bën një paralel me situatën shqiptare. “Më thoni kush konteston në Shqipëri kryeministrin Rama? Në SHBA askush nuk është sipër ligjit, dolën vetë ministrat duke kundërshtuar Trump, i thanë që ata nuk i shërbejnë një individi por popullit, duke ditur që mbronin vlerat e tyre”, thotë ai për A2.
Për sa i përket zgjedhjeve ai thotë se “të gjithë e dinin që zgjedhjet ishin fituar nga Biden, por Trump dëshiron të mbajë gjallë frymën e trumpizmit, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, në 2024. Në këtë lojë politike ranë ata militantë që besojnë”, siç u pa edhe gjatë protestave të djeshme.
Por këtu vjen edhe një tjetër mësim i madh, sipas Neshos, edhe për shqiptarët. “Në SHBA nuk tolerohen efekte sporadike ku disa mashtrues kërkojnë të futen në histori duke gënjejnë elektoratin. Dhe ky duhet të jetë një inspirim edhe për ne në Shqipëri, për të kryer ndryshimet e nevojshme.