Nesho: Open Balkan është një iniciativë e dyshimtë dhe okulte me qëllim dominimin e Serbisë në rajon

Open Balkan është një iniciativë e dyshimtë dhe okulte e 3 liderëve ballkanikë që nuk është pranuar nga shumica e botës perëndimore dhe që bëhet me qëllim dominimin e Serbisë në Ballkan. Kështu e shikon diplomati, Agim Nesho, këtë nismë, një ditë pas vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Shqipëri dhe mesazhet që ajo përçoi për Ballkanin.