Nesturi: Programi i PD krijon gropë 600-800 milionë euro, nuk mbushet arka me antikorrupsionin

Analisti Plator Nesturi u shfaq skeptik që programi ekonomik i Partisë Demokratike, që sipas tij do të rëndojë në arkat e shtetit, mund të balancohet me të ardhurat që do të vijnë nga lufta kundër korrupsionit.
“Këmbëngul se jemi ende në kuadër të një reforme fiskale sesa asaj të antikorrupsionit. Ky program i PD mendohet se krijon një gropë fiskale prej 600 -800 milionë euro, që të mbushen arkat vetëm nga reforma antikorrupsion, duket e pamundur”, deklaroi analisti në ”Absolut 4”.