Nevoja stimulon krijimtarinë, maskat e thjeshta që po dhurohen në Kosovë

Një ide tepër kreative është vënë në zbatim së fundmi në Kosovë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit, ku deri tani janë konfirmuar 16 raste, ndërsa 1 person ka humbur jetën. Pjesëtarët e organizatës “Balkan Sunflowers” në Prishtinë, të ndodhur përballë nevojës për t’u mbrojtur përballë kësaj pandemie dhe nevojës së qytetarëve për t’u pajisur me maska mbrojtëse si, kanë arritur t’i realizojnë vetë ato, madje edhe duke ia dhuruar atyre që kanë më shumë nevojë.