Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Neziri: Shteti të riadhesojë fëmijët dhe gratë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 10:09 | Aktualitet
Neziri: Shteti të riadhesojë fëmijët dhe gratë

Xhelal Neziri, drejtor i Qendrës për Gazetari Investigative në Maqedoninë e Veriut, në një lidhje me Skype me studion e Ditari në A2, deklaroi se edhe pse opinioni publik është kundër kthimit të personave që ndodhen në kampet në Siri, “shteti duhet të riatdhesojë fëmijët dhe gratë, pasi mund të llogariten si viktima të vendimeve të burrave”.

“Sipas shifrave zyrtare të Maqedonisë së Veriut, nga ky vend kanë ikur në Siri 150 persona, nga të cilët 80 janë kthyer në vend. Prej këtyre, 17 janë arrestuar, të tjerët nën monitorim. Ndërkohë, 15 janë fëmijë në Siri, por mendohet se mund të jetë dyfish më i madh ky numër. Ka reagim të madh kundër kthimit të këtyre personave nga Siria. Por, shteti duhet të riatdhesojë fëmijët dhe gratë, pasi mund të llogariten si viktima të vendimeve të burrave”, deklaroi Neziri.

Sipas tij, “ka shumë rezerva në opinion dhe në institucionet e shtetit, por unë mendoj që çdo shtetas që gjendet në kampet në Irak dhe Siri, të kthehet në vend dhe t’i nënshtrohet ligjeve në fuqi”.

“Prioritet duhet të kenë fëmijët që janë viktima të aventurave të prindërve të tyre. Ata nuk kanë faj që prindërit e tyre kanë marrë vendime të gabuara”, theksoi Neziri.

Më tej, ai u shpreh se “do të jetë sfidë e madhe që njerëz që kanë qenë pjesë e strukturave të ISIS të riatdhesohen dhe të deradikalizohen”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë