Nga akademikët, te partiakët. Si e drejtuan paraardhësit e Lindita Nikollës arenën e debatit politik

Lindita Nikolla do të jetë gruaja e dytë në historinë e vendit që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Përgjatë 30 viteve të fundit, drejtimi i Parlamentit, që është edhe arena e përplasjeve politike, është karakterizuar nga kryetarë të ashpër me dorë të hekur si edhe ata tepër tolerantë.