Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nga financohen fushatat elektorale? Zef Preçi: Pjesa më e madhe nga burime informale

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 21:41 | Politikë
Nga financohen fushatat elektorale? Zef Preçi: Pjesa më e madhe nga

Tema kryesore e diskutimit në emisionin “A2 Business” ishte paratë e shumta që përdoren nga partitë politike gjatë fushatave elektorale, ku shihen shpenzime të mëdha vetëm në një takim të organizuar.

Pasi bëri një rezyme të burimeve që financojnë partitë, ku përmendi dhe ato kriminale, ish ministri i Ekonomisë Zef Preçi u shpreh se paratë informale dhe me prejardhje kriminale janë disa herë më të mëdha nga ato formale.

Sipas Preçit, mbështetja më e madhe për partitë vjen nga bizneset dhe drejtuesit e institucioneve.

“Mendoj se duhet para lidhja e ngushtë që ekziston midis financimit të partive politike në tërësi dhe fushatave në veçanti dhe patronazhit. Nga pikëpamja e burimeve të financimit janë të identifikueshme financimi i tërthortë publik, pra përdorimi i sistemit të prokurimit publik dhe formave të tjera, po në mënyrë të tërthortë. Janë financime nga burime informale, një pjesë e mirë e bizneseve të mesme dhe të mëdha kontribuojnë në të dy blloqet kryesore, sidomos kur nuk dihet se kush mund të fitojë dhe janë financime që janë me origjinë kriminale, tashmë një fenomen i njohur në dy zgjedhjet e fundit. Përveç këtyre janë financimet buxhetore dhe ato modeste që vijnë nga kuotat e anëtarësisë.

Burimet informale dhe kriminale të marra së bashku përkundrejt burimeve formale që vijnë nga kuotat dhe kontributet llogariten 3 deri në 5 herë më të mëdha. Patronazhi më i madh vjen nga biznesi dhe drejtuesit e institucioneve. Ata kanë funksione të mirëfillta politike pavarësisht statusit formal të nëpunësi civil”, tha Preçi

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani