Nga galeritë europiane, në Shkodrën e Marubit – A2

Nga galeritë europiane, në Shkodrën e Marubit

Kjo është hera e parë që publiku kryeqytetas prezantohet me artistin e ri, Lek Gjeloshi, i cili artistikisht ka rrugëtuar me shumë ekspozita, në Itali, Gjermani, Rusi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetjet që ngriti në Liceun e Shkodrës, i gjeti në Firence, ku për 12 vite studioi dhe punoi. Tani Lek Gjeloshi lëvron jo vetëm në pikturë, por edhe në medium të tjera të artit vizual.

Një ditë në Shkodër një mik i tregon disa fotografi, një arkiv me imazhe, autorin e të cilit ai nuk e di. Lek Gjeloshi i merr ato dhe i jep jetë përmes ekspozitës “Në Jerm”.

Me më shumë çmime se asnjë artist tjetër shqiptar në këtë moshë, Lek Gjeloshi tani ka zgjedhur arkivin e “Marubit”, është rikthyer në Shkodrën që duket se nuk e la asnjëherë. Misioni i tij tani është të gjejë, ku, si dhe kush janë njerëzit në këto foto, përpara se t’i dedikohet një cikli tjetër artistik.

Shkarkoni aplikacionin e A2