Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nga infektimi i Trump me koronavirus, te debati i parë presidencial

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 21:03 | Aktualitet

Presidenti Trump rezultoi i infektuar me Covid-19. Ky është lajmi i madh i kësaj të premteje. Debati i parë presidencial midis Doland Trump dhe Joe Biden, i konsideruar nga disa ekspertë si debati më i keq në historinë e debateve presidenciale në SHBA. Ndërprerje të shumta, ngritje zëri dhe etiketime të shëmtuara, bënë që edhe organizatorët e debatit, të planifikojnë ndryshime të formatit, në dy debatet që do të pasojnë. E ndërsa të dyja palët e shpallën veten fituese të debatit të parë, votuesit e pavendosur nuk mësuan shumë mbi dallimet midis dy kandidatëve. Me një muaj të mbetur para ditës së zgjedhjeve, shumica e votuesve e kanë vendosur se për kë do të votojnë. Sipas një sondazhi të NBC – vetëm 6% e atyre që do të votojnë, nuk e kanë vendosur ende se për kë. “Nuk e kisha ndarë mendjen se për cilin do votoja,” – tha njëri ndër të anketuarit, “por pas këtij debati e vendosa, nuk do të votoj për asnjërin prej tyre.” Mund të diskutohet se kush e fitoi debatin e parë presidencial, por protagonisti ishte pa asnjë dyshim, presidenti Donald Trump. Ishte ai që në shumicën e herëve nuk u qëndroi rregullave për të cilat ishte rënë dakord, duke treguar se ndoshta edhe detyra e Presidentit Amerikan mund t’i rrijë e ngushtë personalitetit të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani