Nga Irani në Tiranë! Arrestime dhe dyshime se “spiunimet” mes iranianëve po shtohen

Nga viti 2015 e deri më sot nga Shqipëria janë dëbuar 80 shtetas të kombësive të ndryshme ndërsa iranianët kryesojnë këtë listë.

Krahas 45-vjeçarit Pooladrag në pranga ranë dhe dy persona të tjerë edhe këta iranianë, Savan Çelik dhe Taranom Mikzade, kjo e fundit u ndalua në Rinas pasi lëvizte më një pasaportë të falsifikuar norvegjeze ndërsa mësohet se policia është vënë në ndjekje dhe të një personi të katërt.