Ndërtesa ku sot gjallojnë struktura të Ministrisë së Kulturës, apo qendrës kombëtare të kinematografisë apo zyra të tjera në lidhje me artin, dikur ka qenë ish-kinostudioja Shqipëria e Re. Sot, Ministria e Kulturës prezantoi një tjetër të ardhme për këtë vend të kryeqytetit. Nga ish-kinostudio, në ministri, sot e ardhmja u prezantua me emrin “Parku i artit”.