Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Nga krimet elektorale, te sistemi, miratohet agjenda e reformës zgjedhore

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 12:35 | Politikë

Asnjë nga pretendimet e palëve politike nuk ka mbetur jashtë kalendarit të punës për reformën zgjedhore, ndonëse koha në dispozicion është e shkurtër.

Ekipi negociator miratoi metodologjinë dhe agjenden që do të ndiqet deri më 15 mars, duke përcaktuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, goditjen e krimeve zgjedhore, luftën ndaj shit-blerjes së votës dhe abuzimeve shtetërore, si çështjet e para për t’u dakordësuar.

“Miratuam agjendën dhe afatet përgjatë këtij procesi ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme. Opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi në drafte duke pasur parasysh edhe punën që është bërë në Komision, kur opozita ishte palë e tij. Ajo që ka rëndësi është që dokumenti i sotëm, metodologjia e tij përfshin gjitha çështjet politike, të shit- blerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, problemet e rënda zgjedhore, çështja e sistemit dhe të gjitha masat që kanë emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë politikën nga shteti. Një angazhim dhe standard i OSBE pa të cilën çdo ndryshim pëson fatin e ndryshimeve të që janë bërë deri më sot”, tha Gjiknuri pas takimit.

Propozime konkrete për të cilat opozita thotë se nuk do humbasë kohë, pasi janë çështje për të cilat punon prej kohesh.

“Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën  që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore, që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.

Në kalendarin e punës, palët janë treguar të kujdesshme të lënë hapësirë që të dëgjojnë propozime mbi sistemin zgjedhor, ndonëse kjo dhe çështje të tjera si referendumet apo financimi i partive politike, mendohet se do të kërkojnë më shumë kohë, edhe për shkak të nevojës për ndërhyrje në Kushtetutë. Në këtë takim të parë pune të ekipit negociator, ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, i cili luajti një rol kyç në uljen e palëve në tryezë. Ai reagoi përmes një postimi në “Twitter”, duke theksuar se ishte aty në rolin e vëzhguesit të këtyre bisedimeve, për reforma që i quajti thelbësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë