Nga kriptomonedhat, te legalizimi i kanabisit, një analizë e detajuar nga Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi

Kjo javë kishte ngjarje të njëpasnjëshme dhe rast pas rasti, njëra ngjarje nuk i linte kohë tjetrës që të përtypej dhe kështu ishte gati çdo ditë.

Por edhe nëse e shtyjmë më tej fokusin tonë, do të shohim se janë disa pika shumë të nxehta që hidhen në opinion për konsum, e mbajnë temën të nxehtë disa ditë dhe menjëherë pas saj del një temë tjetër përsëri, nga zyrat e qeverisë. Le të sjellim në vëmendje idenë e legalizimit të kanabisit të thënë nga kryeministri apo idenë për një amnisti fiskale. Edhe më tej, në kohë u hodh ideja që Shqipëria të eksperimentonte monedhën dixhitale dhe po kështu paketa anti-shpifje, e cila është ende në proces.

Vija bashkuese që duam të heqim mes gjithë këtyre çështjeve do ishte kjo: a janë nisma të vërteta këto apo na lënë të mendojmë se janë thjesht tërheqje vëmendje nga problemet e ditës. Për këtë, folën në A2 dy analistë, të cilët hedhin më shumë dritë. Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi.