Nga parketi në natyrë, volejbolli përgatitet për sezonin e ri

Ndërsa sezoni 2019-2020 u mbyll pa skuadër kampione por me pjesëmarrës në Kupat e Europës, klubin që mbante vendin e parë, Federata Shqiptare e Volejbollit ka nisur të mendojë për organizimin e kampionatit tëri.
Duke parë situatën e vështirë për shkak të pandemisë dhe qëndrimin ende të mbyllur të ambienteve sportive, krerët e volejbollit në vend kanë nisur të vlerësojnë të gjitha zgjidhjet alternative edhe nëse do të duhet që rrjeta të spostohet nga parketi në natyrë.