Nga regjim hibrid në demokraci të brishtë, por si e shohim ne?

Është bërë e udhës tashmë që sa herë ka ndonjë lajm apo raport ku do të përmendet Shqipëria natyrshëm do të ketë edhe këndvështrime të ndryshme mbi atë që thuhet. Rasti ishte pikërisht një raport i kryer nga njësia e inteligjencës së gazetës “The Economist” për treguesin se ku është demokracia në rang botëror.

Për raportin e fundit foli në A2 Gjergji Vurmo, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili ka një këndvështrim ndryshe nga sa thotë raporti.