Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Ngadalë, por po zgjohen! Aktivizohen vullkanet në ishullin verior, disa janë gati të shpërthejnë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 17:29 | Fotolajme

Islanda është një nga vendet më të qeta dhe mbresëlënëse për peizazhin në Europë, por ka edhe ajo emergjencat e saj. Bëhet fjalë për aktivizimin e disa vullkaneve, që karakterizojnë territorin e saj.

Islanda, njihet si ishulli më vullkanik në botë ku çdo 5 vite, shpërthejnë 2-3 vullkane njëherësh. Shpërthimi më i fuqishëm është ai i vitit 2011, i cili prodhoi një shtyllë tymi e squfuri, prej 15 mijë metra lartësi.

Aktualisht, vrojtimet e Qendrës Islandeze të Vullkaneve, tregojnë lëkundje të lehta dhe ngritje të kores së tokës prej 40 centimetrash,  duke sinjalizuar aktivizim të disa vullkaneve në ishull.

https://www.youtube.com/watch?v=I_N5t3KOhMc&feature=youtu.be

Sipas kësaj Qendre, të paktën 3 vullkane  janë në fazën finale dhe pritet shpërthim i tyre, shpërthime që do të ndezin ishullin e bardhë në Atlantik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani