Ngërç i ri me Kushtetuesen? Meta, letër KED: Pezulloni procesin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në kufijtë e afatit ai i ka dërguar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatet për anëtarë qe duhet të zgjedhë kreu i shtetit dhe Kuvendi. Procedura është ndërlikuar për shkak se kandidatët janë të njëjtët për të gjitha vakancat, ndërkohë që për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe shumica në Kuvend, sipas saj në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye, Presidenti i ka kërkuar KED që të pezullojë procesin të paktën për instituciuonin e tij. Sipas Presidencës duhet të vepronte fillimisht Kuvendi dhe më pas Presidenti.

Shkarkoni aplikacionin e A2