Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ngërçi i Shkodrës, zgjidhja kalon nga tejkalimi i krizës politike

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 19:17 | Politikë
Ngërçi i Shkodrës, zgjidhja kalon nga tejkalimi i krizës

Nëse vërtetohen akuzat e PD-së se i zgjedhuri i Shkodrës, Valdrin Pjetri, është dënuar për trafik droge në Itali, atëherë KQZ duhet të ndërpresë mandatin e tij dhe t’i kërkojë Presidentit shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Shkodër.

I kontaktuar nga A2 CNN, Institucioni i Presidencës nuk dha një përgjigje zyrtare, nëse Ilir Meta do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve, por burimet thanë se Kreu i Shtetit nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, çka nënkupton, se nuk njeh as Valdrin Pjetrin si kryebashkiak të zgjedhur.

Në këtë kontekst, analisti Afrim Krasniqi, beson se Presidenti nuk do dekretojë zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

https://a2news.com/2019/08/14/akuzat-ndaj-kryebashkiakut-te-sapozgjedhur-valdrin-pjetri-opozita-proteste-ne-shkoder/

“Mund të ketë interesa të caktuara që Presidenti mund të gjykojë që nuk bën zgjedhje në Shkodër pa u konsumuar data e tetorit. Duke fituar kohën për një negociatë të re. Mendoj që ky do të jetë variant më optimal që do të përdoret në këtë rast në mënyrë që edhe Presidenti të ruajë të drejtën e dekretit të shpallur për tetorin dhe ndërkohë nëse Shqipëria do të ketë Gjykatë Kushtetuese do të ketë një vendim të saj për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale” u shpreh analisti Krasniqi.

Ndarjen e rrugëve mes PS e Valdrin Pjetrit e ka njoftuar Kryeministri Edi Rama, por sipas Krasniqit, besimi që i dhanë socialistët, nuk mund të kalojë pa kosto politike.

https://a2news.com/2019/08/14/rama-provokoi-shkodren-basha-kryeministri-po-perpiqet-te-laje-duart/

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike që ka promovuar individë që ka pasur rekorde kriminale. Dhe kjo nuk mund të vazhdohet me “nuk e kam ditur”, kur sidomos PS sot i ka të gjithë instrumentet në dorë për të kontrolluar çdo individ sidomos kandidatët e saj për kryetarë partie”, shtoi Krasniqi.

Rasti i Pjetrit komplikon krizën politike disamujore, ndonëse shpresat për zgjidhjen e saj ende nuk janë shuar. Mesi i shtatorit, pritet të sjellë në Tiranë, në ditë të ndryshme, por me qëllim të njëjtë, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella dhe nënkryetarin e grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul. Ata pritet që të tentojnë një negociim mes palëve me qëllim zgjidhjen e krizës që ka përfshirë politikën që prej shkurtit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu