Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngërçi me fasoneritë, në Shkodër dhjetëra punonjës kërkojnë pagën e luftës

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 15:54 | Aktualitet
Ngërçi me fasoneritë, në Shkodër dhjetëra

Dhjetëra punonjës të një fasoneritë në Shkodër, prej tre ditësh po kërkojnë pagën e luftës pranë zyrave të tatim taksave. Ata shprehen se janë pa punë që nga data 12 mars dhe në vazhdim dhe nuk kanë përfituar as pagë pune dhe as pagë lufte.

Drejtuesit e fasonerisë shprehen se i kanë deklaruar punëtorët e tyre për pagë lufte, ndërsa nga tatim taskat informacionet janë kontradiktore.

E ndërsa pronarët e fasonerive dhe tatim taksat ja kalojnë topin njeri-tjetrit, punëtorët prej dymuajsh nuk kanë marrë asnjë pagesë për të mbajtur familjet e tyre.

Ndërkohë edhe në  Vlorë vijojnë problematikat me punonjësit e fasonerive. Një pjesë e punëtorëve që protestuan disa ditë më parë për pagën e luftës, shprehen se janë pushuar nga puna vetëm për faktin që kërkuan të drejtën e tyre.

Mënyrat dhe teknikalitetet e aplikimit për pagat e luftës duket se kanë dëmtuar më së shumti punonjësit e fasoneritë të cilët jo ne pak raste kane mbetur pa rroga dhe paga lufte përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë