Ngërçi me statistikat, çdo banor në fshat rezulton i punësuar

“Personat të cilët punojnë në fermën e tyre të vogël, të cilët nuk shesin produktet e tyre, por prodhojnë vetëm për vetë-konsum, janë konsideruar të punësuar”. Ky është përkufizimi, i cili konsideron të punësuar praktikisht çdo person që jeton në fshat dhe ka një ngastër toke, pavarësisht nëse e punon ose jo dhe nëse nxjerr prej saj të ardhura.