Ngërçi për Kushtetuesen, Meta, 38 pyetje për Komisionin e Venecias – A2

Ngërçi për Kushtetuesen, Meta, 38 pyetje për Komisionin e Venecias

Presidenti Meta i është drejtuar me një letër prej 46 faqesh Komisionit të Venecias, ku kërkon opinionin e ekspertëve nëse ishte apo jo në shkelje Kuvendi i Shqipërisë me procesin e ndjekur me emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit kërkon mendimin e Venecias, veçanërisht sa i përket renditjes së kandidatëve dhe radhës së ndjekur mes institucionit të tij dhe Kuvendit.