Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ngjarje e rëndë në Kosovë, polici vret aksidentalisht të bijën dhe më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 10:13 | Kosova
Ngjarje e rëndë në Kosovë, polici vret aksidentalisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku babë e bijë janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Prizren.

Sipas të dhënave paraprake, Sali Mazreku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se me armën zyrtare aksidentalisht ka vrarë të bijën dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta para se polici do të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte prej një kohe të gjatë si doganier. I ndjeri ka qenë duke shërbyer në Policinë Kufitare në Vërmicë. Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, zyrtarët policorë, që kanë punuar për vite bashkë me zyrtarin e ndjerë policor, kanë theksuar se i ndjeri ka qenë punëtor i vyeshëm dhe i dedikuar.

Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje. Megjithëse, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet janë duke vijuar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë