Ngjela: Opozitën nuk e pranon Perëndimi, duhet të ikë!

Avokati Spartak Ngjela u shpreh në “Ditari” të A2 CNN se opozitën nuk e pranon Perëndimi dhe kjo është arsyeja, sipas tij, që opozita duhet të ikë.

“Këta nuk ikin sepse mendojnë se mund të destabilizojnë, por nuk destabilizohet dot një vend i NATO-s. Me shashka do e marrin pushtetin këta? Stoltenbergu erdhi dhe nuk i përkrahu fare, por indirekt tha që le t’jua thotë kryeministri që këto trazira i do Rusia”, u shpreh Ngjela.

“Opozita thotë se jemi si në Venezuelë, por Amerika dhe BE-ja janë me opozitën në Venezuelë. Për zgjedhjet tona janë arbitër institucionet ndërkombëtare. Ata kanë thënë që qeveria është e ligjshme dhe zgjedhjet janë të ligjshme. Nëse ke frikë se nuk ka zgjedhje të lira, drejtoju Amerikës të t’i marrë në dorë zgjedhjet”, shtoi Ngjela.

Në lidhje me numrin e protestuesve në protestat e opozitës së bashkuar, Ngjela tha: “Me llogaritje, në protestë kanë qenë 2500 persona. Në 2500 metra katrorë nuk rrinë dot 40 000 veta sa thonë mediat. Po të kenë këta 100 000 veta e trondisin shtetin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2