Ngjela: Shembja do të ketë pasoja ligjore, por edhe tek artistët ka munguar unitet

Avokati Spartak Ngjela ka gjithmonë opinione të veçanta, dhe nuk ndryshon as sot për sa i përket çështjes së ditës, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.
Sipas avokatit, “të dy palët kanë pasur faje”, dh ese sipas mendimit të tij godina duhet të shndërrohej në muze, por “nuk vlente si muze”.
Për sa i përket artistëve që kanë protestuar, sipas tij gabimi i tyre ka qenë “mungesa e unitetit”, ku një pjesë e mirë e botës së artit nuk e ka përkrahur protestën sepse “vuanin për një sallë”.
Sipas tij padyshim do të ketë një pasojë ligjore për shembjen, por tani komuniteti artistik duhet të përqendrohet tek një tjetër fazë. “Ata duhet të jenë bashkë dhe t’ i bëjnë presion shtetit në mënyrë që të ndërtojë një teatër të shtrenjtë, me të gjitha komoditetet”.