Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ngrihet KLGJ, nis puna për gjykatën antikorrupsion

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 19:26 | Aktualitet
Ngrihet KLGJ, nis puna për gjykatën antikorrupsion

Pas dy vitesh përpjekje, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstituohet. Një tjetër organ i drejtësisë merr formë pas ngritjes së Këshillit të lartë të Prokurorisë. 11 anëtarët e tij janë betuar për detyrën e re, ndërsa mandati i tyre do të zgjasë nga 3 deri në 5 vite.

Ngritja e këtij këshilli do t’i hapë rrugës edhe krijimit të Gjykatës Speciale Antikorrupsion, e cila do të shqyrtojë dosjet e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Ky këshill pritet të propozojë edhe emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila momentalisht është jashtë funksionit.

Naureda Llagami, nga sot do të drejtojë Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke zëvendësuar kështu Këshillin e Lartë të Drejtësisë me 11 anëtarët e saj. Vendimmarrjet për emërimet, transferimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve duke i dhënë kështu formë reformës së thellë gjyqësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu