”Ngujimi te Juridiku”, studentët përplasen fizikisht

Tensionohet situata në Fakultetin e Drejtësisë. Thyerje xhamash, humbje ndjenjash dhe përplasje fizike mes studentëve. Kjo ka ndodhur mëngjesin e të hënës pasi studentët që kërkonin rinisjen e mësimit tentuan të hapin dyert e bllokuara nga të rinjtë e ngujuar.

Heqja e karrigeve nuk është lejuar nga protestuesit, çka ka sjellë dhunë mes palëve. Studentët e ngujuar kanë kërkuar ndihmën e urgjencës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të një prej protestuesve. Ndërsa shprehen të palëkundur në vendimin për mos hapjen e dyerve deri në plotësimin e kërkesave.

Shkarkoni aplikacionin e A2