Nis festivali i Venecias, maska dhe kufizime në tapetin e kuq

Është sërish ajo periudhë e vitit, kur Hollvudi zbret në qytetin lagunë të Venecias. Edicioni i 78 i festivalit të filmit çeli siparin të mërkurën, duke mirëpritur yjet e kinemasë ndërkombëtare, që vitin e kaluar e kishin braktisuar atë, për shkak të pandemisë së Covid-19.