Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nis më në fund shkolla në Kosovë, zv.ministri i Arsimit: Sindikata reflektoi, diferenca mes nesh është vetëm 30 euro

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 10:26 | Kosova
Nis më në fund shkolla në Kosovë, zv.ministri i Arsimit:

Shkollat në Kosovë hapin dyert, këtë të hënë, me një muaj vonesë, për shkak të grevës disajavore të sindikalistëve. Ata kishin vendosur që të pezullonin mësimin deri në janar të vitit të ardhshëm, por pas ndërprerjes i bënë thirrje qeverisë që këto muaj t'i shfrytëzojë për dialog me sindikalistët.

“E gjithë kjo ishte rezultat i reflektimi të sindikatës, sepse oferta u bë që ditën e parë të fillimit të shkollës, por ajo u refuzua nga sindikata. Por më pas u pa që mundësitë aq ishin. Ne na vjen mirë, por humbja prej 5 javësh është mjaft e vështirë për t’u rikuperuar”, tha zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në Ditarin e A2 CNN.

Megjithatë, mësuesit kërkojnë rritje page me 100 euro dhe i kanë dhënë afat qeverisë deri në dhjetor për të plotësuar kërkesën e tyre. “Besoj se gjatë këtyre 3 muajve do të kalojë në Parlament ligji i pagave, që shpresoj do të miratohet dhe do të vijojë rritja e pagave. Përndryshe qeveria ka shprehur gatishmërinë për vijimin e programit të ndihmës për kapërcimin e inflacionit. Kjo shumë, 50 euro, është shumë neto, që nuk tatohet, sepse është subvencionim, ndërsa 100 eurot që kërkojnë sindikalistët në pagë do të tatohej dhe do të merrnin 80 euro”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani