Nis një epokë e re, Olaf Scholz është kancelari i ri i Gjermanisë

Publikuar më: 8/12/2021, ora 15:01

Në Gjermani nisi zyrtarisht një epokë e re. Social demokrati Olaf Scholz u zgjodh nga Bundestagu si kancelar i ri i vendit, duke i dhënë fund qeverisjes 16-vjeçare të Angela Merkel. 63-vjeçari mori mbështetjen e 395 deputetëve, ndërsa ata që e kundërshtuan me votë ishin 303. Pas votimit pati një përshëndetje të ngrohtë me ovacione si për Merkel, ashtu edhe për liderin e ri të vendit. Qeveria e re e udhëhequr nga Scholz është formuar nga partia e tij, Social Demokrate, bashkë me të Gjelbrit dhe Demokratët Liberalë.