Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nis plani për pastrimin, Rama: Kjo është puna e punëve, sanksione nëse nuk zbatohet

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 11:59 | Politikë
Nis plani për pastrimin, Rama: Kjo është puna e punëve,

Ka nisur nga qyteti turistik i Vlorës plani i qeverisë “Rama 3” për pastrimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama deklaroi se kjo do të jetë puna e punëve për kryetarët e bashkive bregdetare, të cilët i paralajmëroi për sanksione në rast të mos arritjeve të rezultatit.

Rama shprehu mbështetjen e qeverisë për Bashkitë, duke njoftuar dhe për fondin e posaçëm që do të alokohet për pastrimin.

“Kjo është puna e punëve për kryetarët e bashkive bregdetare. Gjithçka tjetër mundet të mos jetë në maksimum, por pastrimi duhet të jetë në maksimum. Prandaj do të vendosim një fond ekstra për bregdetin dhe do të krijojmë një Task Force ekstra me Agjencinë e Bregdetit që do t’iu vijë në ndihmë bashkive. Në buxhetin e ardhshëm do të jetë çdo këshill që do e rrëzojë buxhetin nëse taksa e mbledhur nga subjektet private nuk do të shkojë për pastrimin në të gjithë zonën, jo vetëm në ato katrorët që administrojnë subjektet. Nuk do të tolerohet asnjë biznes që nuk do t’i nxjerrë mbetjet e paketuara përpara zonës ku bëjnë aktivitetin”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani