Nis rënia e pozitivitetit, epidemiologët: Sinjale optimiste, drejt fundit të valës së parë

Fundi i verës po je sinjale pozitive në lidhje me situatën nga përhapja e virusit. Epidemiologët po vënë re rënie të ndjeshme të pozitivitetit në popullatë dhe rritje të numrit të personave të shëruar. Ilir Alimehmeti tregon se edhe në Shqipëria po i afrohet situatës se vendeve të tjera por me disa javë më vonë. Dy mendohet të jenë arsyet që po na çojnë në këta tregues, cikli i virusit dhe sjellja e qytetarëve.

“Numri i të shëruarve ka filluar të jetë më i madh se numri i rasteve të reja, përqindja e rasteve pozitive ka nisur të bjerë. Para tri javësh ishte 23%, para dy javësh ishte 19%, dhe ditët e fundit është 10-14%. Maqedonia që është në kurbë epidemiologjike para nesh, tani është në rënie dhe përqindja e pozitivitetit atje është 4-5%. Duket se dhe ne, pas një jave, do të ndjekim të njëjtën situatë”.